Kreu grabitje në një bastore në vitin 2013, gjakovari dënohet me 11 vite burg e 4000 euro gjobë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kreu grabitje në një bastore në vitin 2013, gjakovari dënohet me 11 vite burg e 4000 euro gjobë

    Insajderi
    09 August 2023 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka marrë vendim të dënojë me 11 vite burgim dhe 4000 euro gjobë F.GJ i cili kishte kryer një grabitje në një bastore.

    “I pandehuri B. N., akuzohej se “me datën 09 qershor 2013, rreth orës 10:18 minuta, në Gjakovë, në bastoren sportive ‘’E.L.’’, ku ka punuar i dëmtuari F.P., tani i ndjerë, me përdorimin e forcës fizike ka sulmuar të dëmtuarin-tani të ndjerin dhe më pas i përvetëson dymijë (2000) euro me qëllim që vetes t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshme, me tani të dënuarin F.Gj., ka hyrë në bastore për të lozur në aparatin e lojërave të fatit, ku F.Gj., qëndron tek dera e hyrjes së bastores, ndërsa i pandehuri e godet njëherë pas koke me grusht të dorës së djathtë të dëmtuarin F.P.,tani i ndjerë, i cili nga goditja rrëzohet në tokë, humb vetëdijen atëherë nga xhepat e pantallonave i pandehuri ia merr të hollat, në atë mënyrë me tani të dënuarin F.Gj., largohet me të shpejtë në drejtim të panjohur, duke e lëne te dëmtuarin tani i ndjerë pa vetëdije”.” përcjell Gjykata.

    Ky është njoftimi i plotë:

    11 vjet burgim dhe 4000 euro gjobë ndaj të pandehurit B.N., për grabitje

    Gjakovë, 09 gusht 2023 – Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.N., shtetas i Republikës së Kosovës, për vepër penale “Grabitja”, e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të akuzuarin e shpalli fajtorë dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej njëmbëdhjetë (11) vjet dhe dënim me gjobë në vlerë katër mijë (4000) euro.

    I pandehuri B. N., akuzohej se “me datën 09 qershor 2013, rreth orës 10:18 minuta, në Gjakovë, në bastoren sportive ‘’E.L.’’, ku ka punuar i dëmtuari F.P., tani i ndjerë, me përdorimin e forcës fizike ka sulmuar të dëmtuarin-tani të ndjerin dhe më pas i përvetëson dymijë (2000) euro me qëllim që vetes t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshme, me tani të dënuarin F.Gj., ka hyrë në bastore për të lozur në aparatin e lojërave të fatit, ku F.Gj., qëndron tek dera e hyrjes së bastores, ndërsa i pandehuri e godet njëherë pas koke me grusht të dorës së djathtë të dëmtuarin F.P.,tani i ndjerë, i cili nga goditja rrëzohet në tokë, humb vetëdijen atëherë nga xhepat e pantallonave i pandehuri ia merr të hollat, në atë mënyrë me tani të dënuarin F.Gj., largohet me të shpejtë në drejtim të panjohur, duke e lëne te dëmtuarin tani i ndjerë pa vetëdije”.

    Ky rast ishte i kthyer për rigjykim nga Gjykata e Apelit e Kosovës Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark