Kreu i PDK'së uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kreu i PDK’së uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet në Shqipëri

    Insajderi
    14 May 2025 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet në Shqipëri. Krasniqi ka thënë se samiti që mbahet pasnesër është dëshmi e punës që ai po bën në Shqipëri.

    “Uroj kryeministrin dhe kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet në Shqipëri.

    Shqipëria po vazhdon rrugën e stabilitetit dhe zhvillimit dhe uroj që mandati i ri të shërbejë për ta afruar edhe më shumë vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Samiti i Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet, më 16 maj në Tiranë me pjesëmarrjen e 55 liderëve evropianë, është dëshmi e punës dhe vizionit të arritshëm për “Shqipëria 2030”.

    Suksese në këtë rrugëtim të rëndësishëm për gjithë qytetarët shqiptarë”, shkruan Krasniqi në urim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark