Kreu i SBASHK-ut pyetet se a e ka rrogën 1,600 euro - ja çka thotë ai - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kreu i SBASHK-ut pyetet se a e ka rrogën 1,600 euro – ja çka thotë ai

    Insajderi
    06 December 2021 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetarit i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka debatuar në emisionin Pressing në T7 me profesorin Sadri Ramabaja lidhur me zhvillimet e fundit sa i përket sindikatave.

    Ramabaja e ka akuzuar Jasharajn se është i kapur nga partitë politike dhe po kërkon të shtojë presionin politik ndaj kryeministrit Albin Kurti, teksa Jasharaj i ka thënë se për komentet e tij, Ramabaja duhet të shkojë në gjykatë.

    “Sa e keni rrogën? Këtu kam një dokument që më thotë se ju keni 1600 euro pagën ndërsa 1000 euro zëvendësit e juaj”, ka thënë Ramabaja.

    Këtu ka reaguar Jasharaj duke thënë se nuk është e vërtetë ajo që thotë Ramabaja.

    “Nuk është e vërtetë. Nuk të intereson ty se cfarë rrogë e kam unë. Jam zgjedhur nga një anëtarësi edhe për një mandat. Kjo do të thotë se ata besojnë në mua. S’kam qenë i kapur as nuk do të jem. Pse sepse në anëtarësinë tonë ka përkrahës dhe votues të të gjithë partive. VV-së, PDK-së e tjerave. Ndali akuzat se pse për këto akuza duhet të dalësh para gjykatës dhe të sqarohesh. Nuk të intereson ty sa e kam pagën”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark