×
  • Lajme
  • Lajme

    Kreu mardhënie seksuale me një vajzë 11 vjeçare, avokatja thotë se ka qëllime serioze

    Insajderi
    04 November 2021 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Lushnjes ka lënë në burg 19-vjeçarin F.H i arrestuar 2 ditë më parë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 11 vjeçe, banuese në Lushnjë.

    Avokatja e të riut Eva Gjeta ka deklaruar se vendimi i gjykatës sipas saj është i padrejtë dhe i pabazuar në prova, megjithëse vetë ajo pranoi se 19 vjeçari e ka marrë në shtëpinë e tij vajzën për qëllime serioze.

    Sipas avokates “faji” është i vajzës pasi thekson se ajo nuk i ka treguar se është e mitur.

    “Sapo dola nga ambientet e gjykatës ku u vlerësua seanca gjyqësore. Nga ana e organit të akuzës nuk u paraqit asnjë provë që të provohet fakti që i mbrojturi prej meje të ketë konsumuar një nga vepra për të cilat akuzohet. Por gjykata vendosi që të vendoset masa ‘arrest me burg’. Për ne ky është një vendim i pambështetur në prova. Djali nuk pranon të ketë kryer marrëdhënie seksuale. Ai pranon se e ka njohur prej një jave e ka marrë në shtëpi për qëllime serioze dhe në asnjë moment nga vajza nuk i është bërë me dije se ka qenë një e mitur. Me sa tha prokuroria i është bërë ekspertiza vajzës por nuk ka dalë përgjigjia, jemi të detyruar të presim”– tha avokatja.

    I riu është arrestuar 2 ditë më parë, ndërsa pritet të dalin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen./ABC News Albania

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark