Një numër i madh i qytetarëve kanë shfaqur interesimin që të marrin pjesë në varrimin e Faton Hajrizit, trupi i të cilit u soll para pak ditësh nga Serbia për në Kosovë.
Insajderi ka siguruar pamje ku shihet se janë krijuar kolona të gjata në drejtim të fshatit Klinë e Poshtme, ku edhe pritet t’i jepet lamtumira e fundit.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi pritet të bëhet nga ora 14:00, me ikindi.
Trupi i Hajrizit u soll para pak ditësh në Kosovë. Ai u gjet i vrarë në Loznicë. /Insajderi.org/