×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Krijohet USB-ja që teston nivelet e virusit HIV në gjak

    Insajderi
    12 November 2016 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkencëtarët në Kolegjin Imperial në Londër kanë bashkëpunuar me kompaninë bioteknologjike DNA Electronics për të zhvilluar një USB që është e aftë të gjurmojë sëmundjen HIV,  për të njëjtën kohë si  të një testi standard.

    Pajisjes i duhet vetëm një pikë gjaku për të funksionuar, duke llogaritur nivelet e HIV-1, duke ndryshuar aciditetin dhe transmetuar rezultatet si një sinjal elektrik që mund të dërgohet në një kompjuter apo pajisje mobile.

    I gjithë procesi ndodh në më pak se gjysmë ore (me shumicën e testeve që marrin një kohë mesatare prej 21 minutash), se sa pritja prej shumë ditësh dhe kërkesat e laboratorit për testet e tjera, shkruan PcWorld.

    Testi në formën e tanishme duket të jetë i dobishëm më shumë për pacientët të cilët e dinë që kanë virusin,  sesa të funksionojë si një detektim për herë të parë, një funksion që tashmë kryhet nga një numër mjetesh.

    Prezenca e një teknologjie të tillë mund të lejojë pacientët të monitorojnë nivelet e HIV në shtëpi në të njëjtën mënyrë siç bëjnë diabetikët me sheqerin në gjak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark