Krijohet varr masiv në Mariupol, morgjet janë të tejmbushura - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Krijohet varr masiv në Mariupol, morgjet janë të tejmbushura

    Insajderi
    09 March 2022 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qyteti port i Mariupolit ka qenë nën bombardimet ruse prej ditësh dhe të paktën 1,170 civilë janë vrarë në qytet që nga fillimi i pushtimit, tha nënkryetari i bashkisë së qytetit.

    Sipas BBC, ka raporte tani që autoritetet kanë hapur një varr masiv sepse varrosjet normale janë bërë të pamundura.

    Fatkeqësisht, ka shumë trupa. Ishte një masë e nevojshme sepse nuk mund t’i varrosim njerëzit në mënyrë normale. Morgu është i tejmbushur.“-tha zyrtari lokal Vitaly Falkovsky.

    Më shumë se 60 njerëz janë varrosur në varre masive në dy ditët e fundit. Ato përfshijnë civilë dhe ushtarë të vrarë nga granatimet, si dhe civilë që vdiqën nga sëmundje dhe shkaqe natyrore. Rrugët në qytetin port jugor thuhet se janë të mbushura me trupa dhe njerëzve u ka mbetur pa ushqim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark