Krijuesi i “La Casa de Papel” konfirmon sezonin e pestë - Insajderi
×
Kulturë

Krijuesi i “La Casa de Papel” konfirmon sezonin e pestë

Insajderi
11 July 2020 - 12:49
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Krijuesi i serialit të famshëm “La Casa de Papel”, Alex Pina, ka konfirmuar se sezoni i pestë është në zhvillim.

Këtë ai e ka konfirmuar duke postuar një foto të tij në Instagram, ku shihet me laptop në prehërin e tij.

“Duke shkruar ‘La Casa de Papel 5’”, ka shkruar Pina në postim.

Në anën tjetër, Netflixi ende nuk i ka dhënë zyrtarisht dritën e gjelbër sezonit të pestë por Pina duket se po shpreson shumë.

Gjithashtu, ai ka konfirmuar edhe më parë për “Deadline” se do të ketë sezon të pestë ky serial, ku ka shtuar se “Netflixi do t’ia vendoste një bombë në shtëpi” nëse do të zbulonte ndonjë detaj tjetër.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark