×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Krijuesi i portit USB është penduar që e ka bërë kaq të vështirë të kyçet

    Insajderi
    24 June 2019 - 08:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Derisa kyçja e kabllos së miut apo internetit është e thejshtë, njëjtë nuk ndodhë edhe me kyçjen e suksesshme të portit USB.

    Megjithëse duket se ëshëtë futur mirë, nuk punon, derisa kur kthehet prapa, është e pamundur të futet, transmeton Telegrafi. Kur kthehet në pozitën e mëparshme, gjithçka është në rregull.

    Ajay Bhatt është në krye të ekipit të krijuesve në IBM, që e krijoi portin USB në vitet e 90-ta, që ua din hallin përdoruesve dhe është penduar që e ka bërë kaq të vështirë shfrytëzimin.

    “Më e mërzitshmja, është kur duhet të kthehet prapa” ka thënë në një intervistë Bhat.

    Por, krijimi i të dy anëve të njëjta, për kyçje sa më praktike, do të kërkonte dy herë më shumë tela dhe qarqe, që ishte e pamundur për atë kohë.

    Sistemi i këtillë i portit USB, ishte përdorur nga çdo prodhues, që kur Apple e vendosi atë në kompjuterët e vitit 1998, derisa Bhatt këmbëngulë që ka mundur të krijohet edhe më mirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark