×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Krijuesi i lojës “Orbavoid”, një shqiptar

    Insajderi
    06 June 2017 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Revolucioni në fushën e teknologjisë informative, i cili ka kapluar viteve të fundit mbarë rruzullin tokësor, duket se nuk po ngec as në hapësirën shqiptare.

    Herë pas here në studio kemi pasur të rinj e të reja të talentuara, që bëjnë shpikje teknologjike, nga Shqipëria e Kosova. Por  me sa duket, talente të tilla i gjen në gjithë trevat tona, përfshi Luginën e Preshevës.

    Në mesin e shumë entuziastëve në industrinë e “ IT “-së është edhe Miran Behluli, nga Bujanoci. Me të mbaruar shkollën e mesme, në Shkup të Maqedonisë, Mirani ka prezantuar një aplikacion që ka të bëjë me zhvillimin e një loje atraktive e që është i disponueshëm për dy sistemet kryesove operativë të telefonave: Android dhe iOS.

    Aplikacioni i quajtur “Orbavoid” ka parë dritën javën e fundit, ndërsa është mirëpritur nga dashamirësit e lojërave.(tch)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark