Krim tronditës në Itali, nëna dhe partnerja rrëfejnë vrasjen dhe copëtimin e 35-vjeçarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Krim tronditës në Itali, nëna dhe partnerja rrëfejnë vrasjen dhe copëtimin e 35-vjeçarit

    Insajderi
    31 July 2025 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një krim i rëndë është zbuluar në zonën Udine në veri të Italisë , ku autoritetet zbuluan trupin e copëtuar të një 35-vjeçari, në dhomën e magazinimit të shtëpisë së tij.

    Krimi brutal dyshohet se është kryer nga nëna e tij dhe partnerja e tij, të cilët, sipas informacioneve nga agjencia italiane ANSA, tashmë e kanë rrëfyer krimin.

    Dy gratë, partnerja 30-vjeçare e viktimës, me origjinë nga Kolumbia, dhe nëna e tij, e njohur në komunitetin vendas si infermiere, ishin ato që telefonuan autoritetet rreth orës 10:30 të mëngjesit.

    Kur karabinierët mbërritën në banesën në Via dei Lotti, gjetën trupin e 35-vjeçari në gjendje dekompozimi, i cili ishte copëtuar dhe vendosur në një kosh të madh në depo, i mbuluar me shtresa gëlqereje, ndoshta për të mbuluar erën dhe për të vonuar dekompozimin.

    Dy gratë janë marrë në pyetje për orë të tëra, ndërsa prokuroria e Udines ka marrë përsipër çështjen. Edhe pse ato kanë pranuar përfshirjen e tyre në krim, ende nuk është sqaruar se cilat ishin motivet e tyre.

    Sipas mediave italiane, incidenti i paimagjinueshëm ndodhi pas një grindjeje për një çështje për motive banale. Viktima, Alessandro Venier, mësohet se kishte një vajzë gjashtëmuajshe me partneren e tij, e cila është vënë nën mbrojtjen e shërbimeve sociale të bashkisë.

    Lajmi ka tronditur komunitetin vendas. Fqinjët thonë se janë të tronditur, pasi nëna e viktimës ishte një person shumë i dashur dhe i njohur në zonë.

    “Nuk më kujtohet të ketë ndodhur ndonjëherë diçka e tillë këtu”, tha kryetari i bashkisë së Gemonës, Roberto Reveland, dukshëm i tronditur. “Kjo është një ngjarje tragjike dhe tronditëse. Nuk e njihja personalisht Venierin, më thanë se punonte shpesh jashtë vendit. Nuk e di se çfarë lloj marrëdhënieje kishte midis tij dhe nënës së tij”, shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark