
Gjatë ditës së djeshme, Krimet e rënda kanë zbarkuar në Telekomin e Kosovës, shkruan Insajderi.
Siç merr vesh Gazeta Insajderi, ditën e djeshme janë intervistuar nga krimet e rënda ish kryesuesi i bordit Shpëtim Dobra dhe kryeshefja Burbuqe Hana.
Lidhur me këtë rast, Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Telekomin, dhe pas publikimin të këtij teksti thanë se nuk janë në dijeni për ndonjë aksion të krimeve ekonomike.
“Nuk jemi në dijeni për asnjë zbarkim në Telekom”, thuhet në përgjigje.
Lidhur me këtë, Dobra është deklaruar për Insajderin ku ka thënë se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.
“Për sqarim, unë kam qenë e ftuar në cilësinë e dëshmitarit në kuadër të një procedure hetimore, dhe jo si person nën hetim”, ka thënë ai.
Raportimet e Insajderit për gjobat e Inspektoratit të Punës ndaj Telekomit: