Krimet Ekonomike aksion në Zveçan, bastiset një depo – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krimet Ekonomike aksion në Zveçan, bastiset një depo

    Insajderi
    22 January 2024 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësia e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës po kryen bastisje në një lokacion në hyrje të Komunës së Zveçanit.

    Kontrollet po kryhen në një depo, ku dyshohet për veprimtari të kundërligjshme.

    Një gjë të tillë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

    I njëjti ka thënë se aksioni është duke vazhduar.

    “Nga ora 9:30 ka filluar kontrolli në një depo në hyrje të Zveçanit nga ana e djathtë. Bastisjen e bën Njësiti për Krime Ekonomike nga Prishtina dhe ne ndihmojmë. Nuk kemi më shumë detaje sepse aksioni është ende në vazhdim”, ka deklaruar ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark