Krimet që i paraprinë vrasjes së trefishtë në Shqipëri, çka dihet për atentatet ndaj djemve të të vrarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krimet që i paraprinë vrasjes së trefishtë në Shqipëri, çka dihet për atentatet ndaj djemve të të vrarit

    Insajderi
    22 July 2024 - 08:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shyqo Kalemi ishte shënjestra e atentatit në Memaliaj të Shqipërisë, mbrëmjen e së shtunës ku viktima mbetën edhe dy persona të tjerë. I plagosur rëndë mbeti Artur Kalemi, vëllai i Shyqo Kalemit, i cili ndodhej në të njëjtën tavolinë me të në lokal.

    Dyshohet që vrasja të ketë qenë një hakmarrje ndaj Andrea Kalemit.

    Shyqo Kalemi, është babai i Andrea Kalemit, kushëririt të Aleksandër Sadikajt të vrarë me eksploziv në Tiranë në korrik 2022.

    Kalemi ka qenë i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë në dhjetor të vitit 2022 i cili u vra për hakmarrje për vrasjen e Sadikajt.

    Vetë Andrea raportohet se i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi.

    Fillimisht ai i shpëtoi një atentati në një ishull ku ishte me pushime dhe tjetri në burg kur u sulmua me thikë.

    Ndërsa në janar të këtij viti në Unazën e Tiranës iu bë atentat nga një makinë në lëvizje djalit tjetër të Shyqo Kalemit, Zamir Kalemit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark