Matiqani i Prishtinës u trazua mbrëmë nga të shtënat me armë, që iu parapriu një rrahje mes të dyshuarve.
Sinjali raporton me burime se pesë personat që u arrestuan nga Policia janë: Naim Osmani (dikur Gashi), Granit Ramadani, Erdilon Gashi, Elmedin Sllovinja, Gentrit Ramadani.
Të ndarë në dy grupe, pesë të dyshuarit janë përleshur fizikisht mes vete, ku janë përdorur edhe mjete të mprehta (thika), si dhe është shkrepur arma e zjarrit.
Si pasojë e therjes me thika, tre prej tyre janë dërguar për trajtim mjekësor dhe më pas dy grupet janë arrestuar e shoqëruar në stacion policor.
Motivi dyshohet se lidhet me një mosmarrëveshje momentale dhe një gjë e tillë pritet të zbulohet gjatë hetimit për zbardhjen e rastit.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj të dyshuarve dhe inicimin e hetimi në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë”.