Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që dyshohet të jenë rrahur mes vete. Arrestimi ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se përgjatë rrahjes janë përdorur armë zjarri dhe mjete të mprehta, shkruan Gazeta Insajderi.
Tre nga të dyshuarit, sipas policisëë, janë dërguar në trajtim mjekësor pasi dyshohet të jenë therur me thikë.
Që të pestit janë dërguar në mbajtje, njofton tutje PK’ja.
Rasti është kategorizuar si “Vrasje në tentativë”. /Insajderi.org/