“Kriminelë”- Përleshjet mes tifozëve në Prizren, reagon Vëllaznimi - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “Kriminelë”- Përleshjet mes tifozëve në Prizren, reagon Vëllaznimi

    Insajderi
    23 February 2025 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi futbollistik kosovar KF Vëllaznimi ka bërë një reagim zyrtar pas incidenteve të ndodhura në fund të ndeshjes kundër Lirisë në Prizren.

    Klub e ka quajtur incidentin “të qëllimshëm dhe të pabesë” duke i quajtur veprimet e tifozëve të Lirisë kriminale, shkruan Insajderi.

    Pas përfundimit të ndeshjes, një numër i madh i tifozëve të Lirisë kanë hyrë në fushë pa asnjë arsye apo provokim dhe kanë sulmuar lojtarët, zyrtarët dhe tifozët e Vëllaznimit me gurë, shishe qelqi dhe objekte të tjera.

    Reagimi i plotë:

    Klubi i Futbollit Vëllaznimi, nëpërmjet këtij reagimi, dëshiron të sqarojë opinionin publik dhe Federaten e Futbollit e Kosovës në lidhje me incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes Liria – Vëllaznimi, që ishte i qëllimshëm dhe i pabesë nga 𝐊𝐑𝐈𝐌𝐈𝐍𝐄𝐋𝐄𝐓 që zbriten nga tribunat e tifozëve vendas.

    Pas përfundimit të ndeshjes një numër i madh i tifozëve të KF Lirisë pa asnjë arsye apo provokimi kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët, zyrtarët dhe tifozët e KF Vëllaznimi me mjete të forta, gurë, shishe qelqi e shumë gjëra tjera.

    Tifozët vendas kanë sulmuar fizikisht lojtarët, Altin Vojvoda dhe Ardian Hoti, si dhe është sulmuar dhe fyer shtabi teknik dhe Drejtori i Klubit nga Ndihmës-Trajneri i Lirisë Kevin Xhafa dhe për këtë arsye referi Kryesor e ka ndëshkuar me karton të kuq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark