×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Kriminelët kibernetik vjedhin 180 milionë nga industria online

    Insajderi
    21 December 2016 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kriminelët kibernetik rusë kanë ndërtuar një ndërmarrje të re të teknologjisë për mashtrim në tregun e reklamave online.

    Kjo ndërmarrje quhet “Methbot” dhe ka vjedhur afër 180 milionë dollarë, nga industria online, shkruan CNN.

    “Ky është një operacion shumë i avancuar kibernetike në një shkallë që askush nuk e ka bërë më parë”, tha Eddie Schwartz, zyrtar i lartë operativ nga kompania “White Ops”, e cila e zbuloi se, “Methbot” ka krijuar faqe të falsifikuara.

    “Methbot”, është një shfletues i rrem, ku ata i referohen vetës si “methbrowser”, ku kompanitë paguajnë miliona për të menaxhuar video reklamat dhe faqet e internetit të mëdha.

    Ata kanë krijuar më shumë se 250 mijë faqe të falsifikuar, ku asnjë person real nuk i ka vizituar ato.

    Eddie Schwartz pasi kishin zbuluar se kjo kompani mashtronte për menaxhimin e reklamave, ka treguar se ata kanë  pasur të ardhura deri në 5 milionë dollarë në ditë.

    Gjithashtu ai ka treguar se këta kriminelë kanë fituar një numër të madh të adresave të kësaj kompanie.

    Në të kaluarën, hakerët kanë realizuar artistikisht kësi lloj vjedhjesh nëpërmjet viruseve dhe klikimeve të rreme mbi reklama. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark