×
  • Biznes
  • Biznes

    Kriptovalutat – monedhat digjitale që po krijojnë krizë energjetike

    Insajderi
    19 January 2022 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bitcoin, janë monedha digjitale të cilat krijohen nga pajisje kompjuterike me fuqi të lartë, ato lëshohen dhe kontrollohen nga zhvilluesit e saj ndërsa përdoren nga anëtarë virtual.

    Sipas një indeksi të përpiluar nga Universiteti i Kembrixhit, minierat e Bitcoin vlerësohet aktualisht të përbëjnë rreth 0.5 për qind të konsumit global të energjisë elektrike, duke përdorur më shumë energji sesa Suedia brenda një viti.

    Kina e njohur si qendra e prodhimit të kriptovalutave ka vendosur të ndaloj prodhimin e tyre në të gjitha format. Kjo ka bërë që të paralizohet një industri e tërë, që zë vend thuajse gjysmën e prodhimit botëror të bitcoin-it.
    Vendi aziatik i lidhur me rrjetin global bitcoin, i njohur si “hash rate”, ra nga 44 për qind që ishte në maj në zero vetëm një muaj më pas. Ndërsa në vitin 2019, hash-i arrinte shifrën prej 75 për qind.
    Sipas të dhënave të publikuara nga studiuesit në Universitetin e Kembrixhit, Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar Kinën për të marrë pjesën më të madhe të minierave të bitcoin-it në botë.
    Si rezultat, në fund të gushtit Amerika përbënte mbi 35 për qind të normës globale.
    Sipas ‘Corriere Della Sera’, në Kazakistan shtet ish-sovjetik, kanë zbarkuar dhjetëra mijëra kompani që trajtojnë kriptovalutat. Për këtë arsye Kazakistani aktualisht po përballet me trazira të shumta për shkak të rritjes së çmimit të energjisë dhe derivateve.

    Pavarësisht presionit në rritje, Bitcoin kaloi nga teknologjia e skajshme në pararojë të hapësirës së investitorëve të teknologjisë, duke u bërë kështu monedha digjitale që bëri ndryshimin në botë. /Gazeta Insajderi/ F.P/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark