“Kriset” miqësia me Eglin, Rozana: Gjesti po luan me këtë vajzën - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Kriset” miqësia me Eglin, Rozana: Gjesti po luan me këtë vajzën

    Insajderi
    26 February 2025 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të dy banoret u “përplasen” me nëjra-tjetrën, me Eglin që e quajti Rozanën të pabesë, ndërsa kjo e fundit u ndal te raporti i Eglit me Gjestin.

    Darka romantike mes Laertit dhe Olës, krijoi një tjetër debat në shtëpi, atë mes Rozanës dhe Eglit. Të dy banoret u “përplasen” me nëjra-tjetrën, me Eglin që e quajti Rozanën të pabesë, ndërsa kjo e fundit u ndal te raporti i Eglit me Gjestin.

    “Mbrëmë nuk e kuptova se si nisi ky debat, por mesa shoh, Egli kishte shumë mllefe në shpirtin e saj. Po, i kam thënë që Laerti e ka zemrën e zënë, por nuk i kam thënë kurrë që laerti bashkëjeton. Nuk kam thënë as që Laerti nuk krijon lidhje të reja. Eglit i kam thënë që nuk do e kem shoqe në shtëpi. Unë nuk e dija që Gjesti qënka një njeri i favorizuar në shtëpi. Çfarëdo lloj gjëje që i kam thënë Eglit, ja kam thënë me filtra dhe jam tërhequr, sepse e dija që vajza është e dashuruar, deri në momentin që Gjesti vendosi valixhen para Eglit. Egli më thoshte që Gjesti ka ndjenja, ndërsa Gjesti më thoshte të kundërtën.

    Ju i dini të dy, gjërat që unë kam bërë për ju. Me dashurinë më të madhe, unë kam ndejtur me Gjestin sepse jam njeri që përshtatet me një 24-vjeçar. Në çdo moment kam qëndruar afër Eglit dhe në momentin që ka ndodhur ajo me motrën e saj, unë mora një mesazh nga ajo, ‘bëj lojën tënde’. Ky djali, e di që nuk të do. Nëse ti sëmuresh për atë djalin, tani është vetëm problemi yt. ‘Rozi fole me Gjestin? Rozi çfarë të tha Gjesti?’. Një gjë është e sigurt, që ky djali po luan me këtë vajzën”, tha Rozana.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark