Krisma dhe njerëz që ikin me vrap, publikohen pamjet e atentatit në Durrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krisma dhe njerëz që ikin me vrap, publikohen pamjet e atentatit në Durrës

    Insajderi
    20 May 2025 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat në Shqipëri kanë publikuar pamje nga atentati i ndodhur një natë më parë në Durrës, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ermir Dedja.

    Në pamje shihet makina e autorëve që kalon në lagjen 18 të qytetit, më pas dëgjohet një e shtënë arme dhe menjëherë pas saj shihen kalimtarë të rastit që largohen me vrap dhe bërtasin.

    Në momentin e atentatit viktima ka qenë duke lëvizur i vetëm në trotuar. Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë qëlluar me breshëri, ndërsa plumbat kanë thyere dhe xhamat e qendrës shëndetësore që ndodhej aty pranë.

    Nga të shtënat Dedja është plagosur, por pavarësisht se është dërguar në spital, nuk mundi të mbijetonte.

    Nga verifikimet e skedave të policisë, Ermir Dedja rezulton i arrestuar dy herë.

    Në vitin 2015 i dyshuar si implikuar në trafik narkotikësh. Ndërsa në vitin 2017, i dyshuar se ka ndihmuar autorin e një plagosjeje të ndodhur në Shijak, shkruan A2 CNN. Ende janë të paqarta nëse këto dy momente të së kaluarës së viktimës mund të kenë qenë motive të këtij atentati të mirëorganizuar, pasi lëvizja e tij i vetëm në atë orar në një zonë periferike, tregon se vigjilenca e ka qenë e ulët./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark