Kritikja e Presidentit Putin flet për serinë “Intervistat me Putinin” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kritikja e Presidentit Putin flet për serinë “Intervistat me Putinin”

    Insajderi
    23 June 2017 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërsa qetësohen ujrat nga seria “Intervistat me Putinin” e regjisorit Oliver Stone, që ishte politkisht eksplozive, në varësi të atyre që pyet, shikuesit rusë sapo panë episodin e fundit të enjten.

    Në Shtetet e Bashkuara, ku seria e debatueshme me katër episode njëorëshe, u shfaq nga 12 deri më 15 qershor për shikuesit e televizionit “Showtime”, kritikët në përgjithësi e hodhën poshtë duke thënë se i bënte hapur elozhe Presidentit rus.

    “Miq të natyrshëm: Ideologjia e përbashkët e Oliver Stone dhe Vladimir Putinin”, shkrante revista me prirje të majtë “New Republic”; “Oliver Stone nuk di”, e përmblodhi pa doreza blogeri konservator Jim Treacher, i “Daily Caller” që tha se ishte një nga të paktat raste kur ishte dakord me komedianin Stephen Colbert, që ishte i ashpër në një intervistë me regjisorin Stone, sepse po e trajtonte me shumë respekt presidentin rus.

    Por në Rusi, ku dokumentari u shfaq në orën më të shikueshme të mbrëmjes nga 19 deri në 22 qershor në televizionin shtetëror “Channel One”, reagimi ka qenë më pak i zhurmshëm.

    Përkrahësit e zotit Putin nuk mësuan ndonjë informacion të ri, ndërsa kundërshtarët, siç edhe ishte e pritshme, kritikuan ashpër nëpër bloge regjisorin amerikan, duke përsëritur shpesh se djali i tij Sean punon për televizionin rus RT, si një instrument të makinës së propagandës së Kremlinit.

    Kritike e Putinit

    Karen Dawishën nuk mund ta akuzosh se i bën pyetje të lehta udhëheqjes ruse. Shtëpia Botuese “Cambridge University Press” në Londër hoqi doër nga botimi i librit të saj të vitit 2014, “Kleptokracia e Putinit: Kush e kontrollon Rusinë”, pasi tha se nuk mund të përballonte koston ligjore të hedhjes në treg. Libri është i gjashti për poltikën dhe udhëheqjen ruse që ajo boton që nga viti 1979, flet për një rrjet të lidhur ngushtë të policisë sekrete, mafiozësh dhe oligarkëve të fuqishëm që nga koha e dobësimit të perandorisë sovjetike,

    Ajo bisedoi me gazetarin e Zërit të Amerikës, Oleg Sulkin lidhur me ndikimin e serisë së zotit Stone.

    Shënim i redaktorit: Nuk është konfirmuar ende nëse ka pasur ndonjë dallim editorial mes versioneve të dokumentarëve në Shtetet e Bashkuara dhe Rusi, përveç përkthimit. Teksti i mëposhtëm është i përmbledhur për qartësi.

    Zëri i Amerikës: E patë të gjithë serinë?

    Karen Dawisha: Po, i pashë të katërta. megjithëse tek episodi i tretë, kur Stone tha se donte të diskutonin më detaje për Ukrainën dhe Putin tha: “Atëherë duhet të filloj nga e para..” Aty më zuri gjumi. Më thoni ju, a tha ndonjë gjë të re the interesante për Ukrainën?

    Zëri i Amerikës: Asgjë të papritur, një përcaktim që duket se vlen për gjithë projektin. Nuk iu bë asnjë pyetje sfiduese presidentit rus dhe desha t’ju pyes nëse është etike për një regjisor amerikan që të jetë kaq i butë kur ka një shans që tillë të rrallë.

    Karen Dawisha: Oliver Stone ka një reputacion që gjithmonë, cilatdo që të jenë rrethanat, i nxjerr Shtetet e Bashkuara si palën e keqe. Prandaj, nuk është shumë interesante ta shohësh, me përjashtim të rastit kur bëhet fjalë për mbështetësit e Putinit që mund të entusiazmohen se Putini mund të nxjerrë ndonjë lajm të ri për Shtetet e Bashkuata. Stone arriti të sigurojë katër mbrëmje në televizionin amerikan dhe kjo nuk është gjë e vogël. Por në të vërtetë asgjë nuk ishte e re nga ato që u thanë.

    Zëri i Amerikës: Stone i ka përshkruar pyetjet e buta si një mënyrë efektive strategjike, kur intervistohen njerëz si Putini, pra të fillosh me pyetje të lehta dhe me disa komplimenta që e bëjnë subjektin të hapet, para se të bësh pyetjet e vështira. Mendoni se kjo funksionoi?

    Karen Dawisha: Në fillim, kur Stone po i kthehej vazhdimisht subjektit të ndërhyrjes në sistemet kompjuterike, dukej sikur ai po ndiqte këtë metodë. Por ai nuk këmbënguli, prandaj përfundimi që arrita unë ishte se ishte e njëjta gjë gjithë kohës, nuk pati asgjë të re. Çfarë mësuam për ndërhyrjen ruse, që nuk mund ta mësonim nga “The Washington Post?”

    Zëri i Amerikës: Por disa e kanë vlerësuar regjisorin Stone për këto intervista zotin Putin, pasi dolën disa detaje të reja të vogla për një nga njerëzit më me ndikim në botë. Për shembull, ishte hera e parë që Rusia dëgjoi se ai është bërë gjysh, që hedh dritë në botën e brendshme të diktatorit.

    Karen Dawisha: Por fëmijët e cilës vajzë?

    Zëri i Amerikës: Nuk e dimë. Vetëm mësojmë se nuk ka kohë të mjaftueshme që të luajë me nipërit apo mbesat.

    Karen Dawisha: Pikërisht. Morëm vesh këtë detaj dhe shtypi rus është shumë i kënaqur nga nga ky informacion i parëndësishëm. Por kjo nxjerr në pah se sa pak dimë për Putinin, që ai nuk dha asnjë detaj për asnjë aspekt tjetër të jetës së tij. Mund të them se ishte interesante të shihja ambjentin fizik ku ai ishte. Fotografitë e tij në Sochi, apo në Kremlin. /VOA


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark