
I akuzuari Dardan Krivaça e ka shfrytëzuar të drejtën të mbrohet në heshtje, kur është pyetur nga gjykatësi lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për vrasje të rëndë dhe dhunim ndaj 18 vjeçarës Marigona Osmani e cila u vra mizorisht gushin e vitit të kaluar.
“Nuk jam në gjendje të flas” – tha Krivaqa.
Kurse Arbër Sejdiu, u deklarua i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
“Ndihem i pafajshëm, nuk i pranoj veprat penale që më ngarkohen”, tha Sejdiu në fjalën e tij.
@insajderitv Me antiplumb veshur dhe nën përcjellën e rreth tetë policëve Krivaqa hyn në sallën e gjyqit #insajderi #isnajderitv #dardankrivaqa ♬ original sound – Insajderi
Krivaqën prokuroria e ngarkon me veprën penale vrasje e rëndë dhe dhunim, kurse Sejdiu po akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.
Krivaça u dërgua në seancën e parë fillestare i veshur me jelek antiplumb dhe nën masa të rrepta të policisë së Kosovës.