Kriza e mbeturinave, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama anulon pritjen e “Gipsy Kings” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kriza e mbeturinave, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama anulon pritjen e “Gipsy Kings”

    Insajderi
    14 May 2025 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pritja e paralajmëruar për sot, më 14 maj 2025, në ora 16:00, e bendit të njohur “Gipsy Kings” tek kryetari i komunës, Përparim Rama nuk do të mbahet.

    Në njoftim thuhet se ky anulim vjen si pasojë e prioritizimit të zhvillimeve të fundit që lidhen me një problem emergjent të menaxhimit të mbeturinave, për të cilin ndërmarrja “Pastrimi” ka kërkuar vëmendjen e menjëhershme të kryetarit të komunës.

    Komuna e Prishtinës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe falënderon për bashkëpunimin në këtë situatë të papritur.

    Mbeturina në çdo cep

    Çdo cep i Prishtinës, ku janë të vendosura kontejnerët është stërmbushur nga mbeturina.

    Pamjet janë jashtëzakonisht të shëmtuara. Mbeturinat janë shpërndarë edhe në rrugë pasi që kontejnerët janë mbushur.

    Njoftimi i “Pastrimit” për ndërprerje të punës

    Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi SH.A.” ka njoftuar se është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës.

    Në një njoftim zyrtar, KRM-ja deklaron se kjo po bëhet për shkak të mos pagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës, borxh ky që kap vlerën e 2.7 milionë eurove.

    “Për më shumë se pesë muaj, Komuna nuk ka përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë, pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme dhe paralajmërimeve të përsëritura. Kjo situatë e ka bërë të pamundur mbulimin e kostove operative dhe vazhdimin e normal të ofrimit të shërbimeve” thuhet në njoftimin e KRM “Pastrimi”.

    Kompania i ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës që të veprojë urgjentisht në shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve dhe të rivendosë bashkëpunimin institucional në funksion të garantimit të shërbimeve bazike për qytetarët e kryeqytetit.

    Gjendja e qytetit:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark