
Kriza Energjetike që e ka kapluar mbarë botën, duket se e ka prekur rëndë edhe shtetin Turk.
Përmes fotografive të shpërndara në rrjete sociale, vërehen disa kafene në Stamboll që kanë vendosur tarifa mbi ngrohësit eklektike, ku konsumatorëve u kërkohet të paguajnë të holla shtesë në rast të përdorimit të tyre, transmeton Insajderi.
Siç shkruan mbi foto, çmimi i hapjes së ngrohjes është 2.99 lira turke, që i bie përafërsisht 0.20 cent, ndërkaq çmimi i përdorimit të ngrohjes për 1 orë të plotë, është 3.99 lira turke që i bie hiq më pak se 0.40 cent.
Përveç kësaj, këto kafene kanë një lajm të keq edhe për konsumatorët që qëndrojnë me një pije kohë të gjatë, ngase limiti i porosisë tanimë është 45-50 lira turke që i bie përafërsisht 4.50-5.00 euro.
Në disa kafene dhe restorante të Stambollit, mbi tavolina janë vërejtur edhe shkrimet ku thuhet
“Koha e zënies së tavolinës është e kufizuar në 30 minuta, konsumi minimal është 30 TL”.
Çmimi i energjisë elektrike ka filluar të rritet në Turqi që prej fillimit të vitit 2022, nga 50 deri në 127 përqind. Kjo situatë ka ndikuar rëndë në ekonominë dhe mirëqenën e turqve./Insajderi/