Dy anije në rrugën e tyre drejt Greqisë janë përmbytur afër Turqisë, duke lënë të vdekur 35 refugjatë, kanë njoftuar mediat turke.
Sipas agjencive Anadolu dhe Dogan, të vdekur kanë mbetur 24 persona në afërsi të ishullit Lesbos në Greqi. Dogan ka raportuar edhe për 11 të tjerë të vdekur në një tjetër aksident në afërsi të Izmirit, raporton Insajderi
Deri më 5 shkurt numri i të vdekurve ka arritur në 374, që të gjithë refugjatë të cilët përpiqeshin të depërtonin në Evropë. Këtë e ka konfirmuar edhe Organizata Ndërkombëtare e Migrimit (IOM).
Ndërkaq rruga më e lehtë dhe më e përdorur nga refugjatët për të hyrë në Evropë është rruga lidhëse e Turqisë me Greqinë.
Turqia ka bllokuar kufijtë duke i lënë rreth 30 mijë refugjatë sirianë të presin edhe përkundër kërkesës së Bashkimit Evropian për t’i lënë ata të kalojnë.
Ndërkaq, kancelaria gjermane Angela Merkel po qëndron në Turqi, për të diskutuar rreth çështjes së krizës së refugjatëve dhe potencialisht gjetjes së një zgjidhjeje të përbashkët me Turqinë./Insajderi.com