Kriza e ujit në Indi: Pse miliona njerëz nuk kanë akses në ujë të pastër? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kriza e ujit në Indi: Pse miliona njerëz nuk kanë akses në ujë të pastër?

    Insajderi
    01 August 2022 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për miliona indianë, aksesi në ujë të pastër është ende një ëndërr e largët, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

    Njerëzit që jetojnë në zonat rurale udhëtojnë kilometra të tëra në këmbë, nëpër terrene të ashpër, për të mbledhur ujë nga burime që nuk janë gjithmonë të pastra.

    Në vitin 2019, kryeministri i Indisë, Narendra Modi nisi misionin Jal Jeevan (uji është jetë), i cili synon të sjellë ujin e rubinetit në çdo shtëpi indiane deri në vitin 2024.

    Edhe për dy vite, pra deri në vitin 2024, miliona njerëz në Indi janë ende në pritje për të marrë ujë të pastër nga rubineti.

    Ndryshe, me një popullsi prej 1.38 miliardë banorësh, India është vendi i dytë më i populluar në botë, ku me më shumë se 6% e kësaj popullate nuk ka akses në ujë të sigurt

    Mungesa e ujit në shtëpi dhe e tualeteve kontribuon kryesisht në sëmundjet e shkaktuara nga uji, ngecjen në rritje dhe vdekjen.

    /Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark