Mbretëria e Bashkuar po përballet me një “krizë demokratike” për shkak të përhapjes së “pikëpamjeve të dëmshme” dhe manipulimit të të dhënave personale, paralajmëron komisioni parlamentar, raporton BBC, përcjell Insajderi.
Komiteti për Kulturë, Media, Rrjete Sociale dhe Sport po heton dezinformatat dhe lajmet e rreme pas skandalit të të dhënave të Cambridge Analytica.
Në raportin e saj të parë ajo do të sugjerojë që kompanitë e mediave sociale duhet të përballen me një rregullim më të rreptë.
Gjithashtu komiteti propozon masa për të luftuar ndërhyrjen e zgjedhjeve.
Raporti paralajmëron se “synimi i pamëshirshëm i grupeve hiper-partiake, që luajnë me frikën dhe paragjykimet e njerëzve, në mënyrë që të ndikojnë në planet e tyre të votimit” është një kërcënim për demokracinë.
Raporti i komisionit duhet të publikohet zyrtarisht të dielën./ Insajderi