Krizë për takime- Konsulli Isma e shënon si sukses takimin me ambasadorin Doli - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krizë për takime- Konsulli Isma e shënon si sukses takimin me ambasadorin Doli

    Insajderi
    26 September 2024 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Behar Isma, Konsull i Kosovës në Dyseldorf ka shënuar si sukses takimin me një ambasador tjetër të Kosovës që shërben në Holandë.

    Faqja zyrtare e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Düsseldorf ka publikuar një njoftim të shoqëruara me fotografi nga takimi i Behar Ismas me ambasadorin e Kosovës në Holandë, Dren Doli.

    Në këtë njoftim është cekur arsyeja e takimit e që është për fuqizimin e diplomacisë publike dhe ekonomike.

    Njoftimi i plotë:

    Konsulli i Përgjithshëm në detyrë i Republikës së Kosovës në Dyseldorf, z. Behar Isma gjatë muajit shtator ka pritur në vizitë zytare Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës z. Dren Dolin.

    Gjatë këtij takimi, u diskutuan tema të ndryshme e me theks të veçantë fuqizimin e diplomacisë publike dhe ekonomike. Konsulli Isma, ndër të tjerash e njoftoi Ambasadorin Doli mbi strukturën dhe funksionimin e Konsullatës së Përgjithshme të RKS-së në Dyseldorf si dhe për gamën e gjerë të aktiviteteve dhe shërbimeve që ofrohen për qytetarët tanë.

    ***

    Konsulli i Përgjithshëm në detyrë i Republikës së Kosovës në Dyseldorf, z. Behar Isma gjatë muajit që po lëmë pas, ka pritur po ashtu në takim zyrtar këshilltarin politik ne parlamentin e landit të Nordrhein-Ëestfalen, z. Berat Arifi.

    Në këtë takim u diskutua për çështje dhe projekte të ndryshme, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë në nivel lokal, për krijimin e partneriteteve mes komunave të të dyja vendeve.

    ***

    Në takim të ngrohtë e miqësor Konsulli Isma priti edhe z.Arlind Bajrami, futbollist në Ëuppertal SV U17, tashmë pjesë edhe e përfaqësueses së Kombëtares së Kosovës në U17.

    Konsulli Isma falënderoi Bajramin, i cili edhe pse i lindur e i rritur jashtë Kosovës është angazhuar për të dhënë kontributin e tij në mënyrë që të përfaqësojë sa më mirë kombëtarën në fushën e gjelbër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark