×
  • Lajme
  • Lajme

    KRM “Pastrimi” drejt falimentimit nga veprimet e fundit të Komunës së Prishtinës, reagon Kryeshefi Ekzekutiv Petrit Reçica

    Insajderi
    19 November 2024 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Pastrimi” Petrit Reçica, tha se kryetari Përparim Rama dhe Drejtori i Shërbimeve Publike Bekim Brestovci, janë duke e dërguar këtë ndërmarrje në falimentim.

    Ai në “Facebook” ka shkruar se komuna po kontrakton kompani private për mbledhjen e mbeturinave, duke rrezikuar qëndrueshmërinë e KRM “Pastrimi”.

    Reçica, tha se janë 900 punëtorë që rrezikojnë të mbesin pa paga.

    Me publikimin për kontraktimin e kompanive private për mbledhjen e mbeturinave në 6 llote për vlerën 16.5 milionë euro Komuna e Prishtinës po bën një hap të qartë drejt margjinalizimit të Ndërmarrjes Publike Rajonale KRM “Pastrimi,” duke rrezikuar drejtpërdrejt qëndrueshmërinë e saj. Kjo ndërmarrje, me 900 punëtorë në nivel rajonal, prej të cilëve 300 në Prishtinë, është një shtyllë e rëndësishme e shërbimeve publike për qytetarët. Me këtë veprim po tentohet të shpenzohen 16.5 milionë euro vetëm në shërbim me 0 investime kapitale, çka nënkuptohet që Kryeqyteti pas skadimit të kontratës do të kthehej në pikën zero sa i përket trajtimit të mbeturinave“, thuhet në reagim.

    Tutje, ai ka kërkuar që kryetari Rama të ndalojë me këto veprime.

    Vendimet e Komunës duket se synojnë falimentimin e KRM Pastrimi dhe privatizimin e shërbimeve thelbësore për qytetarët, duke minuar parimet e menaxhimit transparent dhe efektiv të mbeturinave. I bëjmë thirrje Kryetarit të Komunës Përparim Rama, që të ndalojë këto veprime të papërgjegjshme që rrezikojnë qindra vende pune dhe të rikthejë fokusin te mbrojtja e interesit publik. Gjithashtu, kërkojmë një qasje të drejtë për mbështetjen e KRM “Pastrimi”, si një ndërmarrje publike rajonale me më shumë se 67 vite ekzistencë dhe e cila ka shërbyer me përkushtim për vite me radhë“, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark