
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A. ka njoftuar se nga data 1 tetor 2025 do të fillojë procedurat përmbarimore ndaj konsumatorëve që nuk kanë kryer pagesat e faturave për shërbimin e mbeturinave.
Në komunikatën për media, kompania thekson se ky hap ndërmerret në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe ka për qëllim rritjen e efikasitetit në mbledhjen e të hyrave, si dhe ofrimin e një shërbimi më cilësor për qytetarët.
Konsumatorët kanë mundësi të kryejnë pagesat përmes RIA-s, Postës së Kosovës, platformës E-Kosova, si dhe drejtpërdrejt në sportelet e KRM “Pastrimi” Sh.A.
Nga kompania u bë apel që obligimet të përmbushen me kohë, për të shmangur procedurat përmbarimore dhe për të kontribuar në ruajtjen e pastërtisë dhe rregullit në qytet.