×
  • Lajme
  • Lajme

    Kroaci: Mbërritja e vaksinave pritet më 26 dhjetor

    Insajderi
    20 December 2020 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ardhja e vaksinave kundër COVID-19 në Kroaci është planifikuar për 26 dhjetor dhe fushata e vaksinimit është planifikuar për 27, 28 dhe 29 dhjetor, tha sot drejtori i Agjencisë për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore (HALMED), Sinisa Tomiq.

    Pas kësaj, është e nevojshme të bëhet një kontroll i cilësisë, tha Tomiq dhe theksoi që HALMED ende duhet të japë pëlqimin e tij, raportoi portali kroat Index.

    Tomiq e bëri deklaratën pas një takimi të rregullt të mbajtur nga kryeministri kroat Andrej Plenkoviq me përfaqësuesit e Selisë Kroate të Mbrojtjes Civile, përfaqësues nga Instituti Kroat i Shëndetit Publik (HZJZ) dhe Agjencia për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore (HALMED).

    “Fushata është caktuar për 27, 28 dhe 29 dhjetor. Varet nga strategjia kombëtare e vaksinimit e qeverisë. Dozat e para do të vijnë në sasi më të vogla, ato do të jenë sasitë fillestare”, tha Tomiq.

    Ai shpjegoi se pas miratimit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), do të pasojë miratimi i Komisionit Evropian, i cili do të jetë i vlefshëm për të gjitha vendet anëtare të BE, duke përfshirë Kroacinë, dhe pas miratimit të KE, të gjitha informacionet e hollësishme në lidhje me ilaçet do të publikohen.

    Pas fillimit të aplikimit të vaksinave, HALMED dhe HZJZ do të jenë të ngarkuar me marrjen e raporteve për efektet anësore të mundshme në Kroaci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark