Kroacia do ta arrestoj Sheshelin nëse hynë brenda kufijve të saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kroacia do ta arrestoj Sheshelin nëse hynë brenda kufijve të saj

    Insajderi
    31 March 2016 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kështu njoftojë zyra e Kryeministrit të qeverisë kroate sot, pas vendimit të Hagës që ta lirojë nga akuzat politikanin serb, Vojsllav Sheshel.

    “Le të vijë ai, por ne do ta arrestojmë atë”, thuhet në reagimin e qeverisë kroate, njofton portali Nacional.hr.

    Si ish-zëvendës i kryeministrit serb, në kohën e presidentit të atëhershëm Sllobodan Millosheviq, Shesheli u përball me tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për krime lufte, për nxitje të spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe në provincën serbe të Vojvodinës.

    Hetuesit pretendonin se ai ka ndihmuar njësitë paramilitare serbe në realizimin e qëllimit të tij për krijimin e një “Serbie të Madhe”, të pastër etnikisht, nga shteti në shthurje i Jugosllavisë.

    Ato njësi paramilitare larguan me dhjetëra mijëra myslimanë dhe kroatë nga shtëpitë e tyre.

    Shesheli “kishte krijuar ushtrinë e vet të vullnetarëve,…i kishte indoktrinuar ata me ide helmuese” dhe i kishte dërguar ata për të kryer ‘krime të tmerrshme’, kishte thënë prokurorja e Kombeve të Bashkuara,Christine Dahl, në gjykatë, në vitin 2007. Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark