Lojtari i përfaqësueses së Kroacisë, Nikola Vlasic, është larguar nga grumbullimi i kombëtares.
Vetë federata kroate ka njoftuar se futbollisti i Torinos nuk do të jetë pjesë e skuadrës për vazhdimin e Evropianit, pasi ka pësuar një dëmtim muskulor.
26-vjecari ka pësuar një lëndim seancën e fundit stërvitore dhe testet mjekësore kanë konfirmuar se lojtari ka pësuar një këputje të lehtë të muskujve, çka e bën të pamundur që ai të jetë në fushën e lojës për disa javë.
Në të tilla rrethana, lojtari nuk mund të jetë prezent që nga ndeshja me Shqipërinë, shkruan “Gazeta Express”.
“Më vjen jashtëzakonisht keq që nuk do të mund ta ndihmoj skuadrën gjatë këtij Euro për shkak të këtij lëndimi. Unë vërtet bëra gjithçka të isha gati, por nuk ia dola. Falënderoj trajnerin dhe stafin për që besuan tek unë. I uroj ekipit fat dhe jam i sigurt se do të arrijnë suksese në këtë EVropian. Unë do jem tifozi më i madh juaji”, deklaroi Vlasic para se të largohej nga grumbullimi.
Pas humbjes 3-0 me Spanjën, Kroacia do të takohet me Shqipërinë të mërkurën, ora 15:00.
Ndeshjen e fundit në fazën e grupeve, Kroacia do ta zhvillojë me Italinë.