×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Kroacia i lehtëson masat epidemiologjike

    Insajderi
    15 March 2021 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas rënjes së numrit infektimeve me COVID-19 ditëve të fundit në Kroaci, Shtabi i Mbrojtjes Civile në Kroaci ka marrë vendim për lehtësimin e disa masave epidemiologjike.

    Me vendim të Shabit për Mbrojtje Civile të Republikës së Kroacisë, mbi plotësimin e Masave të Domosdoshme Epidemiologjike dhe Parandalimin e Përhapjes së Infektimeve me COVID-19, prej sot numri i pjesëmarrësve nëpër tubime në vendet e mbylluara kufizohet në bazë të madhësisë së hapësirës, ashtu që për çdo person të pranishëm duhet të sigurohen 7 m2 të hapësirës, me zbatim të gjitha masave dhe me detyrim të vendosjes së lajmërimin mbi numrin e të pranishmëve të cilët njëkohësisht mund të qëndrojnë në objektin e mbyllur.

    Organizatorët e tubimeve duhet të kujdesen që hapësirat ku mbahen tubimet të ajrosen rregullisht dhe që pjesëmarrësit t’i përmbahen masave të caktuara epidemiologjike.

    Gjithashtu janë lejuar edhe garat sportive dhe shfaqjet profesionale në vende të hapura.

    Këto masa vlejnë deri më 31 mars./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark