Gordan Gërliq Radman, shefi i diplomacisë kroate, ka deklaruar se Kroacia po i inkurajon vendet e fundit të Bashkimit Evropian ta njohin pavarësinë e Kosovës.
“Kroacia i inkurajon pesë anëtaret e fundit të BE ta njohin pavarësinë e Kosovës, sepse me këtë do të kontribuojnë në stabilizimin e rajonit dhe të vet Kosovës”, ka deklaruar për gazetarë Gërliq Radman.
Ai po merr pjesë në konferencën GLOBSEC në Bratisllavë të Sllovakisë, ku do të bisedojë për situatën në Ballkanin Perëndimor.
“Duhet ruajtur dhe respektuar tërësinë territoriale, pra pa ndryshim të kufijve, siç kemi dëgjuar muajt e fundit nga disa “non-paper-a” të famshme, të cilët janë drejtuar në atë drejtim”, ka thënë Gërliq Radman./Insajderi.org.