×
  • Lajme
  • Lajme

    Kroacia me masa të reja, lejohen tubimet me numër të pakufizuar të pjesëmarrësve

    Insajderi
    26 May 2021 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtabi i Mbrojtjes civile të Republikës së Kroacisë, sot publikoi masat e reja të lehtësuara pasi rastet e infektimit me koronavirus kanë rënë në këtë vend për gati 50 % në krahasim me javën e kaluar.

    Aktualisht në Kroaci janë regjistruar 538 raste të reja, dhe gjithsej kanë 3.112 raste aktive. Në 24 orët e fundit kanë vdekur dy persona.

    Me masat e reja të cilat do të hyjnë në fuqi prej 28 majit do të lejohen tubimet në vendet publike e më shumë se 100 persona në një vend, siç ishte deri tani. Gjithashtu hiqet ndalesa për tubimet dhe ceremonitë private.

    Ngjarjet publike të të gjitha llojeve mund të zgjasin deri në orën 23. Objektet e mbyllura hoteliere mund të punojnë prej orës 06 deri në orën 23 dhe gjatë kësaj kohe lejohet edhe shërbimi i alkoolit.

    Ndërsa për hyrje në Kroaci ende kërkohet prova se udhëtari është vaksinuar, e ka kaluar koronavirusin apo e ka testin negativ të cilin e ka bërë 48 orë para paraqitjes në pikën kufitare. Përndryshe ai duhet të shkojë në vetë izolim.

    Këto masa të reja zgjasin deri në mesin e qershorit, kur do të publikohen masat e reja, varësisht nga situata me COVID-19./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark