Fronti i ftohtë nga veriperëndimi, që mbuloi fillimisht Kroacinë qendrore dhe pastaj Adriatikun verior, Gorski Kotarin, Likën dhe Sllavoninë, ka shkaktuar rënie të ndjeshme të temperaturave, me shumë zona në perëndim të vendit ku temperaturat kanë zbritur më shumë se 10 gradë Celcius, sipas “Dalmacija Danas”.
Në Likë dhe Gorski Kotar temperaturat janë rreth zeros dhe shiu është kthyer në rreshje të mëdha dëbore, në Kroacinë qendrore nga 1-5 gradë Celcius, në Adriatikun verior nga 2-7 gradë Celcius.
Sipas raporteve, vendi Fuzhine tashmë është mbuluar me mbi 20 centimetra dëborë brenda një kohë të shkurtër, e njëjta gjë edhe në zonën e Ogulin.
Bora e madhe, pavarësisht njoftimeve në parashikimin e motit, zuri në befasi shumë shoferë në autostradën Likë-Gorski Kotar, duke shkaktuar aksidente të shumta në trafik në zonën më të gjerë.