Kroacia po kërkon punëtorë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kroacia po kërkon punëtorë

    Insajderi
    17 June 2022 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Turistët po vërshojnë drejt Kroacisë për sezonin e ri turistik por vendi i Adriatikut thotë se nuk ka punonjës të mjaftueshëm turizmi për vizitorët e saj.

    Autoritetet thonë se për të plotësuar boshllëqet po punësojnë njerëz nga Azia e nga vendet e Ballkanit.

    Të njëjtin problem duket se kanë dhe destinacione të tjera në Evrope si Franca, Spanja e Greqia, që vjen si pasojë e mbylljeve të mëhershme të virusit.

    Por Kroacia thotë se ka vuajtur prej vitesh problemin e stafit për destinacionet e saj të bregdetit dhe rreth 1000 ishujve turistikë.

    Zyrtarët thonë se industrisë së turizmit këtë sezon i mungojnë diku rreth 10,000 punonjës.

    Kroacia pritet të ringrejë ndjeshëm masën e turizmit të saj teksa ka pritur rreth tre milionë vizitorë në pesë muajt e parë të vitit.

    Ky është rreth trefishi i numrit të vitit të kaluar dhe është sinjal i mirë për pikun e sezonit që nis është periudha korrik e gusht.

    Në vitin 2019 vendi me 3.8 milionë banorë priti një rekord prej 21 milionë vizitorësh.

    Të ardhurat e turizmit në Kroaci përbejnë të paktën një të pestën e ekonomisë së saj./tch


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark