×
  • Lajme
  • Lajme

    Kroacia shpallë gjendjen e katastrofës

    Insajderi
    04 January 2021 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kroacia për shkak të tërmeteve do ta shpallë gjendjen e katastrofës nëpër rajone të goditura, ka kumtuar kryeministri kroat Andrej Pllenkoviq.

    “Qeveria aktualisht po përballet me dy kriza, COVID-19 dhe tërmete, ne vendosëm sot të shpallim gjendjen e katastrofës në Qarkun Sisak-Moslavina, në disa pjesë të Zagrebit dhe në Qarkun Karlovac, por gjithashtu të formojmë një Shtab në krye të cilit do të jetë Tomo Medved. Në këtë shtab do të përfshihen përfaqësuesit e të gjithë resoreve. Zëvendësit do të jenë Millosheviq dhe Horvat”, ka deklaruar Pllenkoviq, raporton gazeta kroate “Jutarnji List”.

    Në mbledhjen e Qeverisë, të gjithë ministrat do të informojnë publikun kroat për atë çfarë është bërë deri më tani për të eleminuar pasojat pas tërmetit shkatërrues, shtoi Pllenkoviq.

    Do të bëhet fjalë edhe për aktivitetet e ardhshme të Qeverisë dhe shërbimeve kompetente për ndihmë për njerëzit e goditur dhe për sanimin e pasojave të tërmetit./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark