×
  • Euro 2024
  • Sport
  • Euro 2024

    Kroacia – Shqipëri, formacionet e mundshme

    Insajderi
    19 June 2024 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kroacisë janë tashmë gati për ndeshjen e dytë të grupeve në Euro 2024.

    Kuqezinjtë do të luajnë ndaj kroatëve ndeshjen e dytë të Grupit B me fillim nga ora 15:00 në ‘Volksparkstadion’ të Hamburgut.

    Trajnerit Sylvinho dhe Zlatko Dalic kanë bërë tashmë të gjitha përgatitjet dhe kanë në mendje formacionin që synojnë pikët e parë në Euro 2024.

    Sylvinho nuk pritet të bëjë shumë ndryshime, pasi vetëm Qazim Laçi dhe Rey Manaj do t’i marrin vendet e Taulant Seferit dhe Mirlind Dakut.

    Në anën tjetër, edhe Dalic do t’i bëjë disa ndryshime të vogla me Ivan Perisic që do të luajë nga minuta e parë dhe Josko Gvradiol që do të kthehet në qendër.

    Formacionet e mundshme

    ShqipëriaStrakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Manaj, Bajrami;  

    KroaciaLivakovic; Stanisic, Sutalo, Gvardiol, Perisic; Kovacic, Brozovic, Modric;  Majer, Petkovic, Kramaric;

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark