Kroacia ka fituar me rezultatin 1-2 miqësoren përballë Portugalisë dhe bëhet gati për të shkuar drejt Gjermanisë, për Europianin e futbollit.
Kroatët janë në Grupin B të këtij kompeticioni bashkë me Shqipërinë, Italinë dhe Spanjën.
Modric e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe zhbllokoi duelin duke u treguar i saktë nga penalltia. Në pjesën e dytë ishte Diego Jota që barazoi sfidën, para se Budimir të shënonte golin e dytë për ballkanasit.