Krokodilët mendohet se e kanë ngrënë një gjuetar të Afrikës së Jugut, pasi disa mbetje njerëzore u gjenden në dy prej krokodilëve.
Scott van Zyl u zhduk javën e kaluar, pasi ai shkoi në gjueti në Zimbabve.
I shoqëruar nga një tufë e qenve, gjuetari profesionist i cili organizon udhëtime për klientët e huaj mendohet se është ngrënë nga krokodilët në bregun e lumit Limpopo.
Ekipe të shpëtimit, gjurmues, helikopterë dhe zhytës janë dërguar për të kërkuar gjuetarin në të gjithë regjionin.
Gjurmët e tij më vonë u gjendën në brigjet e lumit dhe çanta e tij ishte afër, raporton gazeta The independent.
Sakkie Louërens një anëtare nga ekipi i kërkimit, tha se policia dyshon se dy krokodilë nga Nil mund të kenë ngrënë Van Zyl.
Scot Van zyl ishte pronar i një kompanie për gjueti, SS Pro Safaris, e cila bën organizimin e udhëtimeve përmes Facebook-ut.