Tragjedi në Bullgari në një aksident trafiku, raporton Gazeta Insajderi.
45 persona humbën jetën si pasojë e djegies së një autobusi me turistë nga Maqedonia, ku të gjithë nga ta janë shqiptarë.
Ngjarja ka ndodhur në ora dy në mesnatë, teksa nga Stambolli drejt Shkupit po vinin katër autobus të kompanisë BESA.
Në autobus udhëtonin 52 persona. Mes të vdekurve janë edhe 12 të mitur, dy binjakë. Në aksident ka humbur jetën edhe shoferi. 5 persona, 2 gra dhe 5 burra kanë shpëtuar dhe ndodhen në spital.