KRU “Mitrovica” realizon 65 shkyçje, paralajmëron se aksioni do të vazhdojë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KRU “Mitrovica” realizon 65 shkyçje, paralajmëron se aksioni do të vazhdojë

    Insajderi
    28 July 2025 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se në aksionet e tyre deri më tani janë kryer 65 shkyçje, dhe sipas njoftimit, aksioni do të vazhdojë.

    Në njoftim thuhet se të gjithë konsumatorët me borxhe janë njoftuar paraprakisht, para se të shkyçeshin lidhjet.

    “65 shkyçje të realizuara – dhe aksioni vazhdon! Të gjithë konsumatorët me borxhe janë njoftuar me kohë për domosdoshmërinë e pagesës. Mos e neglizhoni faturën e ujit!”, thuhet në njoftim.

    “Shkyçjet do të vazhdojnë për të gjithë ata që nuk i përmbushin obligimet ndaj KRU “Mitrovica”. Uji është përgjegjësi, jo vetëm shërbim! Ekipet tona janë çdo ditë në teren – për drejtësi dhe barazi ndaj çdo konsumatori. Mos prit paralajmërimin e fundit – paguaj sot!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark