KRU "Prishtina" njofton se nesër në lagjen "Arbëria" nuk do të ketë ujë për 6 orë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KRU “Prishtina” njofton se nesër në lagjen “Arbëria” nuk do të ketë ujë për 6 orë

    Insajderi
    21 August 2025 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    KRU “Prishtina” ka njoftuar se të premten do të ketë reduktime të ujit në një pjesë të lagjes “Arbëria” në kryeqytet.

    Do të zhvillohen punime në gypin DN-250 AC në rrugën “Gjergj Balsha”.,

    Nga ora 12:00 deri në orën 18:00 do të ketë ndërprerje të ujit në rrugët: “Gjergj Balsha”, “Ferid Curri” dhe “Kosturi”.

    “Ju njoftojmë se në lagjen ” Arbëria” rruga” Gjergj Balsha” do të ketë punime teknike në gypin DN-250 AC. Me këtë rast nesër më datë 22 gusht do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00-18:00: Rr. “Gjergj Balsha”; Rr. “Ferid Curri”; Rr. “Kosturi”. Ju falënderojmë për mirëkuptim!” – ka njoftuar KRU “Prishtina”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark