KRU “Prishtina” zhvillon aksion ndaj konsumatorëve që kanë borxhe: Zero tolerancë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KRU “Prishtina” zhvillon aksion ndaj konsumatorëve që kanë borxhe: Zero tolerancë

    Insajderi
    07 August 2025 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se do të vazhdojë aksioni për ndëshkimin e konsumatorëve që kanë borxhe.

    Në një paralajmërim, KRU-ja pohon se aksioni do të vijojë deri në fund të vitit 2025, me intensitet më të shtuar dhe pa kompromise për lidhjet ilegale.

    “S’ka ujë të trajtuar, pa paguar faturat!” thuhet në njoftim.

    Ky është njoftimi i plotë:

    Si pjesë e planit të vazhdueshëm në mbledhjen e detyrimeve për garantim me furnizim me ujë të pijshëm, aksioni për ndëshkimin e konsumatorëve me borxhe ndaj shërbimeve të ujit do vazhdojë deri në fund të vitit 2025.

    Por kësaj here me intensitet edhe më të shtuar.

    Për lidhjet ilegale, të pa kompromis dhe 0 tolerancë.

    S’ka ujë të trajtuar, pa paguar faturat!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark