“Kruarje, djegie dhe temperaturë”, kjo është gjendja shëndetësore e 26 zyrtarëve të helmuarve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 3

    “Kruarje, djegie dhe temperaturë”, kjo është gjendja shëndetësore e 26 zyrtarëve të helmuarve

    Insajderi
    13 October 2019 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me kruraje, djegie e temperaturë janë paraqitur pranë qendrës kryesorë të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, 26 zyrtarët kosovarë të cilët dyshohet se janë helmuar nga zarfet me vota të cilat kanë ardhur nga Serbia.

    Të gjithë këta persona janë trajtuar në Qendrën Kryesore  të Mjekësisë Familjare ‘Fehmi Agani’, në Prishtinë. Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00.

    Doktorët e kësaj qendre kanë treguar se pacientët pra 26 zyrtarët kanë pasur simptoma të temperaturës, kruarjes  e djegies në fytyrë e duar.

    Të gjithë ata janë referuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë.

    “Të gjithë këta pacientë ishin tek ne. I trajtuam, mirëpo i referuam për në QKUK. kishin temperaturë, djegie e kruarje në fytyrë e duar. Ishin të shqetësuar”, kanë thënë për Express, zyrtarë të Qendrës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark