Tashmë të gjithë e dinë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është tifoz i flaktë i Juventusit.
Rama nuk e fsheh as në publik. Shpesh herë shihet i veshur me logon e Juventusit.
Kjo u bë shkas, që sot në Shkup të fitojë si dhuratë fanellën e këtij ekipi.
Ishte Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov që u kujdes për këtë.
Dhurata shkëmbyen edhe të pranishmit e tjerë në takimin joformal mes Ramës, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Ky takim erdhi një ditë para Mini Shengenit që do të mbahet nesër në Shkup.