Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, nesër do ta vizitojë Kosovën.
Kështu ka njoftuar Ministria e Jashtme dhe Diasporës.
Atë do ta pres ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Gërvalla dhe Dendias, do të kenë adresim për media me të përfunduar agjendën e tyre të takimeve dhe më pas do ketë një darkë të përbashkët të organizuar nga kryeministri Kurti.
“Deklaratat e përbashkëta për shtypin janë planifikuar të bëhen pas përfundimit të bisedimeve të zgjeruara, rreth orës 11:30 me orën greke. Më pas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të shtrojë një darkë për nder të ministrit të Punëve të Jashtme”, thuhet në njoftim.
Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën.